“Ne jemi të vendosur të votojmë këtë reformë për të nxjerrë shoqërinë shqiptarë nga lëngimi”
“E gjithë sjellja e opozitës ka si qëllim sabotimin e reformës në Drejtësi”, tha dputeti socilaist Pandeli Majko. Pak minuta pas miratimit në kuvend të akteve nënligjore për dekriminalizimin, opozita u largua nga salla e kuvendit. Për këtë Majko tha se është një tentativë për të penguar reformën në drejtësi. Majko tha se kjo tentativë e opozitës është e kotë pasi sipas tij reforma do të miratohet.
“ E gjithë kjo që po bën opozita është që reforma e drejtësisë të mos votohet në këtë kuvend. Unë vetëm kaq dua tju them qoftë kolegut tim Berisha qoftë atyre që drejtojnë PD-në. Në këtë vend reforma e drejtësisë do të votohet.
Reforma e drejtësisë do të votohet pasi ajo nuk është histori matematike por ka të bëjë me politikën por me drejtësinë në Shqipëri. Nëse sot ka lëngatë në shoqërinë shqiptare është dhënia e drejtësisë”, tha Majko.