Mbi 1200 vatra zjarresh kanë përfshirë Italinë gjatë orëve të fundit.
Deri më tani mbi 500 vatra zjarri janë regjistruar në rajonin e Siçilisë, 260 në rajonin e Puglias, 250 në Kalabri e Kampania, 190 në rajonin e Lacios.
Alarmuese paraqitet gjëndja në ishullin e Siçilisë, ku për shkak të zjarrit që përfshiu zonën pyjore në komunën San Vito janë evakuuar nga deti rreth 600 pushues të një hoteli turistik.
10 prej pushuesve kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të intoksikimit nga tymi.
Dramatike paraqitet dhe situata përreth vullkanit Vezuvio në rajonin e Kampanias ku rreth 200 hektar tokë vegjetale është djegur.
Temperaturat e larta të ditëve të fundit e thatësira janë shkaqet e këtyre vatrave zjarri.