Rinumërimi që po bëhet sot në KQZ, veçse dëshmon qartë se si u vodhën votat e PDIU-së, po bëhet shkaktar i një tjetër diskriminimi.
Një fletë votimi, ku shenja “X” është vendosur e rregullt në kuti, ndërsa përkrah tij shkruhet Margëlliç është cilësuar e pavlefshme, megjithëse vullneti i zgjedhësit është mëse i qartë.
Kjo votë quhet e pavlefshme, vetëm se dikush ka vendosur emrin e qytetit të origjinës së tij në fletën e votimit, ndërsa ka dhjetëra të tjera, në të cilat është shkruar Edi Rama dhe janë numëruar si të vlefshme.
Ka pastaj njerëz që pyesin ku e gjetën guximin grekët që bën njërën për gurin e Çamërisë në Sheshin Skënderbej. Duket Çamëria nuk u vret sytë dhe veshët vetëm atyre.