Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ka deklaruar se shpejtësia dhe data e hyrjes së Serbisë në BE varet kryesisht nga përparimi i Serbisë në zbatimin e reformave dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dje ka kërkuar nga kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, qasje të përshpejtuar të pranimit të Serbisë në BE.
Kur pyeti për kushtet e këtij përshpejtimi, në Komisionin Evropian thonë se si kusht kryesor mbetet Kapitulli 35 për normalizimin e raporteve me Prishtinën, transmeton Telegrafi.
Kocijançiç shtoi se BE ka konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor e cila, sipas saj, është në interes të vetë BE-së.
“Përpjekjet për reforma në Serbi kanë nisur të shpaguhen, gjë që shihet me rritjen e investimeve të huaja”, ka shtuar Kocijancic.