KQZ ka rrëzuar kërkesën e PDIU për të shqyrtuar të gjitha materialet zgjedhore, pasi sipas tyre ka pasur shumë parregullsi gjatë numërimit dhe pasqyrimit në tabela të rezultatit.
PDIU përmes përfaqësuesit në KQZ dhe Mesila Dodës kërkoi 48 orë për të depozituar të gjitha provat me parregullsitë në KZAZ e Qarkut të Tiranës.
Por përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë komisioner i PDIU-së, nuk ka shënuar kontestime në procesverbal.
Kryetari i KQZ e hodhi kërkesën e PDIU në votim, e cila u rrëzua me shumicë votash të anëtarëve të KQZ.