Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në fshatin Krastë në Krujë por fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00: 23 të 24 qershorit në pjesën hyrëse të lokalit “Bar-Restorant”.
Mësohet se lokali është në pronësi të 41 vjeçarit të identifikuar me inicialet M.V banues në Fushë-Krujë.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet policore dhe po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.