Nëse do më pyeste mua Hakorja për punë “tepsije”, do i tregoja përrallën e Qerosit, “anës e anës apo mesit e mesit”. Por “tepsija’, “timoni”, janë çështje populizmi elektoral, jo seriozitet publik e politik.
Nëse do më pyetse mua Hakorja “nëse do pranoja gjak greku”? Këtu dua të ndalem pak seriozisht.
Nipërit e mi kanë gjak grek nga i ati i tyre minoritar. Nipërit e mi janë po aq shqiptar sa dhe unë, janë patriotë dhe të ndjeshëm në çështjet shqiptare e sidomos për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë po aq sa dhe unë. Nipërit e mi do e jepnin gjakun për mua, ashtu si dhe unë për ta.
Nipërit e mi të rritur në shtetin grek, kryen shërbimin ushtarak si shtetas dhe qytetare të shtetit grek, ashtu sikundër do jepnin jetën po të ish e nevojshme për Shqipërinë.
Nipërit e mi do zhvillojnë jetën dhe punën e tyre të pandikuar nga ndasitë shovene dhe të padiktuar nga fryma antifqinjësore. E ku i dihet nipërit e mi do sjellin në jetë fëmijë me gjak grek, turk, gjerman, italian apo dhe kinez, por fundja ku qëndron e keqja.
E në fakt e keqja qëndron brenda mendjeve të mykura të skenës së vjetër politike si në Shqipëri ashtu dhe në shtetin fqinj.
Nuk janë çamët ata që zbresin nga skena sepse kërcehej vallja dropullite apo dhe greke. Nuk janë çamët ata që prishin dasmën pse këndohet kënga greke apo sllave. Nuk janë shqiptarët apo çamët ata që nuk respektojnë himnet kombëtare të fqinjëve. Jo!
Vullneti dhe dëshira jonë është një dhe e vetme. RESPEKT!
Respekt për kulturën, traditat, veshjen, historinë dhe heronjtë.
Respekt për traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare!
Respekt për ata që s’janë më e që amaneti i tyre na bën sa të ndjeshëm aq dhe të përgjegjshëm në cfarë DUAM, DIMË dhe BËJMË.