Të premten në mbrëmje do t’i duhet drejtuesit të garës ta fillojë me bilbil derbin midis Partizanit dhe Tiranës, por ndeshja në fakt ka nisur që në ditën e parë të javës. Dhe nuk ka se si të ndodhte ndryshe, pasi në fushë do të jenë dy skuadra që kanë të përbashkët vetëm të qenurit nga kryeqyteti, ndërsa në shkallët e “Qemal Stafës” dy tifozeri që e urrejnë në ekstrem njëra-tjetrën. Kjo është edhe arsyeja që nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë filluar konceptimin e banerave në ilegalitet, duke premtuar surpriza, të cilat shpesh herë nuk kanë qenë të këndëshme. Veç kësaj, çmimet e biletave të vendosura nga klubi Partizani si organizator i takimit janë kontestuar nga rivalët me seli në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërkohë që është përcaktuar edhe intinerari i zhurmshëm i mbështetësve të të dy skuadrave për në stadium. Tifozët e Partizanit që do të grumbullohen në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa ata të Tiranës tek shkolla “E Kuqe”, për të vazhduar drejt të njëjtit destinacion, por mundësisht për të mos u takuar rrugës… “Armiku” tek porta
Sot dueli me çekët, formacioni i mundshëm i Kombëtares/ Presidenti Duka apel tifozëve në stadium: Le të tregojmë qytetari
Sot në mbrëmje, gjithë vëmendja është në Arenën Kombëtare aty ku Shqipëria do të përballet me Republikën Ceke. Edhe në...