Në kuadër të operacioneve kundër kultivimit të bimëve të lëndëve narkotike, policia e Durrësit ka asgjësuar 172 bimë narkotike si dhe ka nisur procedimin penal ndaj një kryeplaku dhe dy inspektorëve pyjorë.
Po procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Shetaj, R. M., 61 vjeç dhe dy inspektorët e Shërbimit Pyjor në Durrës, E. C., 28 vjeç dhe A.Ç., 30.vjeç.
Policia sqaron se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës, në vendin e quajtur degëzimi “Përroi i Mullirit”, u gjetën 40 bimë kanabis.
Në fshatin Mallkuq, në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 132 fidanë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.