Një 58 vjeçar nga Tirana është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë pasi akuzohej për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden është ekstraduar nga Mynihu shtetasi shqiptar Klisman NANO, 58 vjeç, lindur në Tiranë. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”
58 vjeçari është kapur nga punonjësit e policisë në bulevardin “Zhan Dark” në Tiranë me një qese të mbushur me 63 gramë lëndë narkotike të llojit Heroinë të cilën e mbante me qëllim për tia shitur personave të tjerë.