Deputetja e LSI-së Silva Caka është shprehur se kryeministri Rama së bashku me qeverinë e tij e ka kthyer Shqipërinë ndërmarrjen më të madhe të drogës në Europë.
“Ai ishte njeriu më i frikësuar brenda PS të bënte zgjedhje me rival Ben Blushin e jo më të bënte zgjedhje të lira e me të gjithë aktorët të përfshirë në garë. Rilindjen e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Europë.”-shprehet Caka në një konferencë për shtyp.
Sa i takon deklaratës së Ramës një ditë më parë në Berat se gratë socialiste ishin larguar pa të drejtë nga puna, Caka i është përgjigjur që “… gratë socialiste janë zëvëndësuar nga vajzat e korridoreve të Rilindjes”.
Silva Caka ka vazhduar të lexojë një deklaratë të fortë mbushur me akuza dhe sharje për Ramën, të cilin e quajti “Kryepolici i Rilindjes” “I mjerë” dhe “I pashpresë”.
Deputetja tha që procedimi penal ndaj deputetit të LSI-së, Gledion Rahovica është një insklenim politik.