Një mjek i spitalit “Nënë Tereza” është kërcënuar me vdekje, gjatë kohës kur ai ishte duke ushtruar profesionin e tij në spital.
Mësohet se mjeku është paraqitur në polici dhe ka bërë një denoncim për shtetasin I.D., duke thënë se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë në ambientet e spitalit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.