Mali i Zi, të enjten në Bruksel, mori pjesë për herë të parë në një takim të nivelit të lartë në Aleancën më të madhe në botë, atë të NATO-s.
Nga 5 qershori Mali i Zi, do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës Veriatlantike. Ndërkohë, në Gjykatën Themelore të Podgoricës vazhdon procesi gjyqësor ndaj grupit të akuzuar për përgatitje të akteve terroriste dhe për grusht shtet në Mal të Zi, në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.