Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së partive politike për një tryezë pranë selisë së Kuvendit.
Teksa Basha po mbante një deklaratë për mediat përpara Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për zgjedhjet e ardhshme, kreu i qeverisë ka qëndruar për disa sekonda prapa tij, aq sa për të tërhequr vëmendjen.
Më pas ai është larguar duke u drejtuar për në ambientet e Kryesisë, por jo pa i rënë në sy Bashës, që praninë e Ramës e përmendi edhe në prononcimin për mediat.
Ftesa u bë nga dy partitë aleate të Partisë Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane bëjnë një tjetër tentativë për arritjen e konsensusit mes palëve.