“Nuk ka dhe nuk mund të ketë dialog me parimet e totalitarizmit që po shfaq kryeministri”
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vazhduar edhe sot me akuzat nga kryeministrit, sipas tij, shkaktar për krizën parlamentare në vend. Gjatë fjalës në Forumin e Tiranës për Liri Ekonomike, Basha tha se Rama provokoi një krizë parlamentare, kur solli në kuvend deputetin në gjykim për plagosje, Armando Prenga.
Kryetari i PD-së tha se nuk ka dhe nuk mund të ketë dialog me parimet e totalitarizmit, që sipas tij po shfaq kryeministri Rama. “Ka dhe duhet të ketë dhe kam shpresën se do të ketë një vlerësim transversal demokrat e socialistë. Këta që kemi sot në krye nuk janë as të djathtë as të majtë janë thjesht një grup kleptokratësh të lidhur ne krimin dhe që duhet të ikin bashkë me krimin. Ky është një rregjim që duhet përballur mundur dhe shkatërruar me themel, këtë e thotë antipodi dhe bashkëvuajtësi i avokat Ngjelës, Fatos Lubonja, një njeri që nuk do puqet kurrë me idetë tuaja apo të miat por që ne duhet të biem dakord me të. Kjo është dhunë. Do ia japim zgjidhen por pasi të largojmë me çdo kusht regjimin dhe nuk ka asnjë rrugë të mesme”, tha Basha.