Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë mbërritur në ambientet e Presidencës, ku po zhvillojnë një takim pas ftesës së mbrëmshme të Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Takimi vjen për herë të parë që nga nisja e protestës së 18 shkurtit kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
I pari që ka mbërritur në takim është kreu i qeverisë Edi Rama, i cili shoqërohej nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.
Më pas ka mbërritur kryeopozitari Lulzim Basha dhe ai i shoqëruar në takim nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka.
Takimi u mundësua pas negociatave që faktori ndërkombëtar zhvilloi dje me Kryeministrin Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Basha, me qëllim përfshirjen e opozitës në zgjedhje.