Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhja e Ilir Metës si President, ka qenë një pazar i shtrenjtë që është paguar me paratë e popullit.
“Këta të dy pijnë verë, ndërtojnë një ujësjellës nga fillimi në Shushicë. Edi Rama dha 35 milionë euro për t’i mbyllur gojën Ilir Metës, i cili nuk pranonte zgjedhje pa opozitën, dhe për ta bërë President!
35 milionë dollarë të shqiptarëve për ta ulur në karrigen e Presidentit, ky është komploti i derrave që bëjnë pazare në kurriz të demokracisë.
Ulen dy veta pijnë verë të shtrenjtë dhe nga ky na del Presidenti i Republikës, por kjo nuk është republika e qytetarëve, e të djathtëve, e të majtëve, gegëve, toskëve, kjo është republika e vjetër e krimit, e drogës, e derrave oligarkë që majmen në kurriz të shqiptarëve.
Shihni sa miliona luhen dhe gjithë pjesa tjetër është teatër kukullash me çdo kusht, kjo është loja, të tjerat janë të gjitha teatër kukullash”- shprehet Basha.