Ditën e nesërme Gjykata e Kolmarit do to të mbajë seancën e rradhës për çështjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë të cilës pritet lirimi ose ekstradimi i tij drejtë Serbisë.
Burime të afërta me ish komandatin e UÇK-së, bëjnë të ditur se tek përfaqësuesit ligjorë të Haradinajt ka një frymë optimizmi dhe nuk presin zgjatje të mëtejshme të procesit pasi gjyqtarët janë njohur me çështjen dhe me shumë mundësi do të japin përgjigjen përfundimtare në seancën e ditës së enjte.
Nga ana tjetër, edhe pala serbe e ka kërkuar me ngulm ekstradimin e Haradinaj. Kërkesa e tyre është argumentuar mbi bazën e një sërë aktakuzash të vitit 2004, sipas të cilave, Haradinaj akuzohet për krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom.
Ndërkohë, lideri i AAK-së, ka marrë pafajsi në Gjykatën e Hagës për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi.