Policia ka arrestuar një avokat pranë Dhomës së Avokatisë në Shkodër pasi akuzohet për korrupsion aktiv.
I ndaluari është avokat Gjon Lepurin, për të cilin u bë “ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me nr 161, datë 08.04.2017, e cila ka caktuar si masë Sigurimi personal “Arrestin në shtëpi” si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”
Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në kuadër të proçedimit penal me nr 273, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.