“Data e zgjedhjeve nuk do të shtyhet. Shanset që PD të kualifikohet në 18 qershor janë njësoj si Saliu të zëvendësojë Luis Enriken në fund të sezonit”- kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së.
“Juventusi do të luajë me Barcelonën, Barcelona do të luajë me Juventusin datat janë caktuar, asnjë njëra dhe as tjetra nuk kërkojnë shtyrjen e datës së ndeshjes. E ftoj PD të marrë shembull nga Barcelona, date e zgjedhjeve nuk shtyhen. Pavarësisht se shancet që Barcelona të kulaifikohet janë 50% ndërsa shancet që PD të kualifikohet në 18 qershor janë sa shancet e Saliut që të zëvendësojë Luis Enrikun në fund të sezonit. Çadra është zgjedhja e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit.”- shprehet kreu i Partisë Socialiste.
Rama i bën thirrje opozitës të dalë nga çadra dhe të ballafaqohet me popullin. Kryeministri shprehet se e ka fitoren në xhep ndërsa thotë se do t’i mbrojnë votat e tyre.
“Për ta nga ne ka vetëm një ftesë, diloni nga cadra të ballafaqoheni me popullin, pse prisni picën në çadër sepse populli nuk pret dhe në 18 qershor do të bëjë zgjedhjen e tij. në 18 qershor do të mbrojmë votat nga ta që thonë politika është djalli vet.
Nuk do të mbetet asnjë familje pa legalizuar shtëpinë e saj dhe nuk do të mbëtet asnjë familje në fshat pa çertifikatën e pronësisë. Do ti mbrojmë votat për Shqipërinë që duam nga gërverët demotivuese ndaj nesh. Nëse PD e ka humbjen e ka në xhep, ne fitoren tonë nuk e kemi në xhep.”- tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154614417521523/