Zgjedhja e Presidentit/ Rama: I kemi votat. Por ja si i përgjigjet Nishani – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhja e Presidentit/ Rama: I kemi votat. Por ja si i përgjigjet Nishani

09:22 | 26/03/2017
në Shqiperi
0
Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje tryeze te Sigurise Kombetare, ku eshte diskutuar lufta kunder terrorizmit./r/n/r/nAlbanian President Bujar Nishani and Prime Minister, Edi Rama, during a table of national security, in which they discussed the fight against terrorism.

Kryeministri Rama dha dje shenja se Presidenti i ri i Republikës mund edhe të mos i përkasë Partisë Socialiste dhe maxhorancës. Gjatë një takimi me një grup pensionistësh, kreu i qeverisë, duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri, tha se maxhoranca i ka numrat në Parlament, por do të përpiqet për një president me mbështetje dhe mirëkuptim. “Ndonëse maxhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë do të tentojmë që presidenti apo presidentja të jetë një figurë, e cila të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje”, tha Rama.

Kjo është hera e parë që Kryeministri Rama flet për mënyrën se si dëshiron të zgjidhet kreu i ri i shtetit, pasi deri dje ai u ishte shmangur përgjigjeve për presidentin e ri. Gjatë takimit të djeshëm, Rama duke folur për bllokimin e zgjedhjes së institucioneve të reja të vetingut akuzoi opozitën se ka shkelur kompromisin që i ofroi maxhoranca dhe ndërkombëtarët. “Ne i kemi dhënë opozitës një kompromis që po e përdor për të bllokuar reformën. Ata kërkuan 50% me 50% të komisioneve. Komisioni i parë është 12 veta dhe komisioni i dytë 6 veta. Nëse ata nuk vijnë, anëtarët e komisioneve nuk zgjidhen. Kjo ka qenë pika që ne ia dhamë për kompromis dhe që po e përdorin për të bllokuar. E këtu janë zbuluar edhe me partnerët. Sepse partnerët, qoftë amerikanë, qoftë gjermanët, kanë negociuar këtë kompromis dhe me kompromisin që kanë marrë, që s’e ka pasur kurrë 20 e ca vjet opozita me qeverinë, ata abuzojnë e thonë nuk vijmë. Por ne nuk e lëmë këtë gjë në mëshirë të çadrës. Se si dhe se qysh, hap pas hapi do ta zgjidhim. Nuk diskutohet që ata nuk kanë për ta bllokuar këtë. Nëse do të këmbëngulin, më 18 qershor kanë për të marrë një përgjigje. Ata e dinë këtë gjë, sepse siç bëjmë ne sondazhe, ku janë 90% e popullit që duan drejtësi dhe veting, edhe ata e dinë”, tha Rama.

NISHANI
Presidenti Nishani kërkon një mandat të dytë dhe për këtë kërkon votat dhe vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Koha jonë”, kreu i shtetit, i cili mori votat e PDsë, LSI-së dhe PR-së, në zgjedhjen e tij pesë vjet më parë nuk beson në një pakt PS-PD për zgjedhjen e presidentit si një mundësi për të dalë nga protesta dhe bojkoti i Parlamentit për opozitën. “Unë jam zgjedhur në këtë post me propozimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Sot konfigurimi i aleancave në Kuvendin e Shqipërisë ka ndryshuar. Kam deklaruar se mbetem i gatshëm për të vijuar detyrën edhe në një mandat të dytë, por natyrisht që kjo varet nga Parlamenti. Unë nuk besoj në një pazar PS–PD, as PD–LSI. Por mund t’ju them në mënyrë publike dhe kategorike se nuk do ta pranoja të vijoja një mandat të dytë pa votat e LSI-së dhe kur them votat kam parasysh vendimin politik të kësaj force. Këtu besoj bien të gjitha hamendësimet”, tha Nishani. Pak ditë më parë, kur mbi tavolinën e tij të punës ishin tre emrat e propozuar nga Kryeministri Rama për ministra të rinj, mes të cilëve edhe Fatmir Xhafaj. Nuk munguan opinionet politike për një dorëheqje të Presidentit Nishani si refuzim ndaj propozimeve të kreut të qeverisë, por dorëheqja e presidentit nuk do t’i jepte atij mundësinë për të synuar një mandat të dytë presidencial./panorama/

Etiketa: Bujar Nishaniedi ramaKryeministriPresidentivotatzgjedhja e presidentit

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Mediat amerikane në vitin 1901: 12 milje larg Athinës flasin shqip, jo greqisht

Mediat amerikane në vitin 1901: 12 milje larg Athinës flasin shqip, jo greqisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com