Katër ministrat e rinj, të cilët u votuan ditën e djeshme në seancën parlamentare u betuan sot përpara Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Katër ministrat: Fatmir Xhafaj-Ministër i Punëve të Brendshme, Ogerta Manastirliu-Ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka-Ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Eduard Shalsi-Ministër i Pushtetit Vendor, zëvendësuan, Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçin.