Ja deklarata që çmendi maqedonasit: Kësaj krahine të moçme shqiptare, që edhe emrin sot ia kemi harruar, dikush i thotë Maqedoni, dikush i thotë FYROM, ne i themi ILIRIDA!
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, rrezikon të shpallet non grata në Maqedoni. Një deklaratë e ligjvënëses së Kuvendit të Shqipërisë, ka shkaktuar reagimin e ashpër të autoriteteve të Maqedonisë. Është fjala për deklaratën e saj nga Dibra, kur tha: “…dikush i thërret Maqedoni, dikush FYROM, ndërsa ne i themi Ilirida!”.
“Do të them dy fjalë për një krahinë që më rrinë fortë në zemër, është vendi karshi, Ilirida, krahinë e moçme shqiptare që edhe emrin sot ia kemi harruar. Dikush i thotë Maqedoni, dikush i thotë FYROM, ne i themi Ilirida!”, u shpreh Mesila Doda në Dibër.
Pas kësaj deklarate mediat e Maqedonisë kanë reaguar duke e cilësuar si një deklaratë shumë të fortë kundër Mqëedonisë. Media maqedone 24vesti.mk, ka komentuar deklaratën e Dodës si të rrezikshme për Maqedoninë, në momentin kur Doda thekson se nuk do të ketë Ivanov, Gruevski apo ndonjë tjetër antishqiptar tjetër që do të mund të vazhdojë të punojë kundër shqiptarëve. Por, ajo që e ka çmendur më shumë median dhe rrethet politike të Maqedonisë, është emri Ilirida. Për këtë arsye, pritet që Shkupi ta shpallë non grata Mesila Dodën.
Nga ana tjetër gjatë këtyre ditëve depuetja është kërcënuar me jetë nga qarqe të caktuara sllave.