Edi Rama i detyrohet një fjalë Bledi Çuçit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama i detyrohet një fjalë Bledi Çuçit

16:35 | 13/03/2017
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Nguli këmbë në mesazhin e së djelës që ndryshimet në qeveri nuk i bëri falë trysnisë së Ilir Metës e aq më tepër të “Çadrës”. U përpoq të dukej gazmor me atë kravatë shumëngjyrëshe dhe me fjali të shkurtra, thua se po na çonte telegram; pikë, stop, pikë. Nuk e besoi kush. Ato ndryshime kanë vetëm një emër: Saimir Tahiri. Të tjerët janë si shoqërueset e vajzës fituese në shfaqjet e bukurisë të Petri Bozos. Ndryshimet i ngjajnë fjalës së urtë: “Trimi i mirë, me shokë shumë”. Largimi i ministrit të Brendshëm pak muaj para zgjedhjeve është shpallje falimenti. Ai ishte për qeverinë guri i qoshit, heqja e të cilit rrënon ngrehinën.

Shkarkimin e Saimir Tahirit e ka kërkuar në mënyrë të përsëritur opozita jo prej ditësh, por prej vitesh. Këtij aksioni përndjekës, prej shumë kohësh i është bashkuar aleati i madh i Rilindjes, LSI-ja. Në bisedat kokë më kokë në vilën qeveritare 31, por edhe nëpërmjet drejtuesëve kryesorë të saj, LSI ka kërkuar zëvendësimin e këtij ministri, i cili ashtu si pranon Edi Rama drejton socialistët në Tiranë. Edi Rama deri më tash e ka mbrojtur si luan njeriun e tij në qeveri, sa për shumë kohë u krijua ideja që kryeministri ishte kanakari i ministrit dhe jo e kundërta.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Tashmë, duket se marrëveshja e re elektorale e Ramës është kryer me LSI-në. “Kurbani”, si sequel nuk është më libër që mallkon Ilir Metën, por sakrifica e Abrahamit që kursen qingjin dhe merr në qafë birin. PS-ja e Edi Ramës e ka ndarë mendjen të vazhdojë përpara në rrugën e “reformave rilindase” me LSI-në e Ilir Metës. Saimir Tahiri është dëshmia e gjallë e kësaj marrëveshje.

Kuptohet, ish-ministri nuk është zar që mund të dalë nga loja pa ushtruar mërinë e tij tek shefi i partisë-qeveri. Nuk mund të shkojë i vetëm në syrgjyn, prandaj e shoqëron Ilir Beqaj që para dy ditësh i shpjegonte Ramës repartin e ri të traumës, ku me siguri do shtrohet vetë i pari. Më tej, Blendi Klosi, i cili është një nga ministrat më të rinj në qeveri, ndaj eja merre vesh përse, në mos është grup me Saimir Tahirin dhe Gjushin e Durrësit. I fundit Bledi Çuçi që edhe në “qeverinë teknike” të Lulit nuk do të dukej keq, jo më ta ndëshkosh për një faj që nuk e ka bërë kurrë. Ai shkon nga kjo qeveri, sepse kreu reformën admninistrative në letër dhe po e pllenonte në terren. Ka gjasë ta ketë zënë lapsi, se do ketë hasur në mesore “I gjati” (si i thonë mes vedi socialistët). Fatkeqësia e Bledit, mund të jetë oda e tij, e cila gjendet në një shtëpi me “komandantin”, se tjetër yçkël nuk i gjen dot.

Gjithsesi, skeptikët e bashkëjetesës Rama-Meta, tani kanë provën e qëruar se soap opera “tërhiq e mos e këput” do të vazhdojë. Edi Rama ia ka dalë që me këtë marrëveshje të largojë njeriun e tij të shtrenjtë, por përgjegjësinë e marrisë së Rilindjes ka me kë ta ndajë, krejtësisht, pa u fshehur pas gishtit. Edi Rama dhe Ilir Meta, përsa i përket Rilindjes tani janë një. “Çadra” e Lulit shërbeu vetëm për këtë; ata u bashkuan si në 1 prill.

Megjithëkëtë Edi Rama një fjalë Blendi Çuçit i detyrohet, sepse ai nuk ka bërë asnjë faj, nuk është as prag, as derë që ta godasësh.

Etiketa: Bledi ÇuçiBlendi Klosiedi ramakanakarSaimir Tahirisequelsoap operasyrgjynyçkël

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mbyllen hetimet për privatizimin e OSSH, 12 persona përgjegjës

Mbyllen hetimet për privatizimin e OSSH, 12 persona përgjegjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com