Përfundon pas 40 minutash mbledhja e kryeministrit Edi Rama me 12 koordinatorët e qarqeve të Partisë Socialiste për ndryshimet në qeveri
Burimet bëjnë me dije se Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në 4 ministri. Mësohet se Rama ka firmosur shkarkimin e 4 ministrave, në të cilin përfshihet edhe Saimir Tahiri nga posti i ministrit të Brendshëm, Blendi Klosi, Ilir Beqaj dhe Blendi Çuçi që do i përkushtohen me kohë të plotë fushatës e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Emrat e atyre që do i zëvendësojnë pritet të publikohen ditën e hënë, 13 mars 2017.
Ndërkohë, asnjë prej të pranishmëve nuk ka pranuar të bëjnë ndonjë koment për mediat, duke mbajtur të fshehtë çdo vendim dhe informacion që u shkëmbye gjatë kësaj mbledhje.