Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se nuk do të ketë negociata me Ramën, por vetëm dialog për qeveri teknike. Duke folur nga çadra ku prej ditësh po mbahet protesta e opozitës, Basha iu përgjigj deklarateve të Ramës për negociata me opozitën ku tha: “... Nuk jemi mbledhur për të negociuar me politikën e korrupsionit. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Zgjidhja do të jetë, vetëm largimi i tij.”
Më tej lideri i opozitës tha se kjo republikë do të shembet me çdo kusht dhe çdo çmim dhe hapi i parë sipas tij, është qeveria teknike.
Gjithashtu kryedemokrati i tha Ramës se me Ministrin i Brendshëm Saimir Tahiri që njihet si garantues i drogës dhe krimit nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
“Harroje se do të kesh zgjedhje me kriminelë kryetarë bashkish”,u shpreh Basha.
http://27.al/rama-nuk-negociojme-me-pd-ne-per-qeveri-teknike/