Ambasadorja shqiptare në OKB: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të mbyllet me njohjen e Kosovës dhe pranimin në OKB – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorja shqiptare në OKB: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të mbyllet me njohjen e Kosovës dhe pranimin në OKB

14:15 | 22/02/2017
në Shqiperi
0

Në një nga seancat më të rëndësishme të vitit me formatin e një Debati të Hapur për Rujatjen e Paqes dhe Sigurisë Ndërkombëtare, Ambasadorja Besiana Kadare ka prekur edhe çështjen e dialogut me Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE, raporton Illyria Press.

Ajo u shpreh se dialogu duhet të përshpejtohet dhe të çojë në normalizimin e mrrëdhënieve mes të dy vendeve. “Ai duhet të përmbyllet me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha ajo.

Diplomatja e njohur shqiptare vlerësoi integrimin europian si një ambicje që i bashkon njerëzit dhe popujt e rajonit duke nxitur paqen dhe bashkëpunimin. Në këtë kuadër ajo bëri thirrje që Bashkimi Europian të angazhohet më shumë në Ballkan duke e bërë anëtarësimin një arritje të mundshme. BE ka një rol madhor dhe të pazëvendësueshëm në rajon, tha ajo ndaj duhet “të na udhëheqë drejt destinacionit përfundimtar dhe të natyrshëm”.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Çdo vizion alternativ është po aq i rrezikshëm për sigurinë e rajonit tonë sa është edhe për BE-në”, tha Ambasadorja Kadare, duke shtuar sesi dështimi i integrimit mund të hapë plagët e konflikteve të vjetra, duke cënuar paqen dhe qendrueshmërinë jo vetëm në rajon por edhe më tej. “Me fjalë të tjera, Ballkani ka nevojë për Europën, po aq sa Europa ka nevojë për Ballkanin”, tha ajo.

Ajo e pranoi se rajoni ka problem. Kohët e fundit nuk kanë munguar provokimet, retorika që ngre tensionet dhe që kërcënon “të na tërheqë mbrapsh në një kapitull të errët të historisë së Europës”. “Ne duhet të ndërtojmë ura dhe jo të ngremë mure”, tha ajo.
“Shqipëria ka kontribuar gjithmonë në mënyrë aktive për të forcuar bashkëpunimin rajonal, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirjes”, tha Ambasadorja Kadare. “Kjo është ajo që kërkojmë të arrijmë nga i ashtuquajturi Proces i Berlinit, të bindur se ‘ndërlidhja’ është fjala kyçe”.

Në fund, Ambasadorja Besiana Kadare e mbylli duke cituar Nënë Terezën: “nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi haruar që i përkasim njëri-tjetrit”

Etiketa: Ambasadorjabesiana KadaredialoguEuropaKosovaOKBSerbia

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Në prag të “DWTS”, Elhaida Dani rrëfen mes lotësh pengun më të madh

Falen borxhet e biznesit në tatime dhe dogana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com