Nëse nisja e protestës së Partisë Demokratike u mësua, përfundimi i protestës nuk dihet ende.
Protestuesit janë ftuar që të ngrenë çadra nga organizatorët e tubimit, ndërkohë që burime brenda Partisë Demokratike nuk përjashtojnë mundësinë e hyrjes në një grevë urie.
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi tha se do të shkohet edhe drejt grevës, nëse qytetarët vendosin për këtë.
“Nuk e dimë sesa do të rrimë. Qytetarët nuk ka policisë që i largon dhe kjo mund të jetë pikënisja e një greve urie”, thonë burimet pranë PD.