72 vjetori i kryengritjes së Kelmendit, Basha: Frymëzim për protestën e 18 Shkurtit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

72 vjetori i kryengritjes së Kelmendit, Basha: Frymëzim për protestën e 18 Shkurtit

11:29 | 16/02/2017
në Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë dhe është takuar me banorë të zonës së Tamarës në përkujtim të 72 vjetorit të kryengritjes së Kelmendit. Basha vendosi një kurorë me lule pranë monumentit përkujtimor të Prek Calit dhe luftëtarëve të tjerë të kësaj Malësie, qëndresa e të cilëve u kthye në monumentin e parë të antikomunizmit në Shqipëri.

Basha u shpreh se qëndresa e kelmendasve ndaj dhunës dhe terrorit komunist është një burim frymëzimi që sot, qytetarët, të rinjtë ti bëjnë ballë sundimit të një grushti qeveritarësh e oligarkësh, të zhytur në krim e korrupsion që duan t’u mohojnë shqiptarëve të drejtën themelore, të drejtën e votës.

“Përfaqësues të denjë të virtyteve dhe të genit iliro-shqiptar, pasardhës të heronjve të shqiptarizmit, të cilëve iu këndoi Gjergj Fishta në “Lahutën e Malësisë”, pasardhës të Prek Calit dhe të burrave të tjerë kelmendas, të cilët 72 vite më parë shkruan në këto male me qëndresën dhe heroizmin e tyre një epope të denjë për lavdinë e shekujve”, kështu iu drejtua Basha të pranishmëve në aktivitetin që u zhvillua në Tamarë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Ata u bashkuan për t’i thënë jo komunizmit të dhunshëm që ishte lëshuar në këto anë me barbari, me forca të armatosura, për të shtruar dhe nënshtruar këtë krahinë, këtë popull krenar, këtë themel të vlerave të shqiptarisë, që ka derdhur gjak për të ruajtur nderin, flamurin kombëtar, vatrën, traditën dhe dinjitetin”, shtoi Basha.

Kryedemokrati Basha nga Kelmendi deklaroi se sot që populli ka vendosur të marrë fatin në duart e tij, e vetmja rrugëdalje për qeverinë është t’i vjedhë votat.

“Kelmendasit e kanë treguar se nuk pranojnë zgjedhën e sundimtarit, se janë gati të ngrihen e të bien për liri, për demokraci, për dinjitet. Ky vullnet i shkruar me gjakun e heronjve të Kelmendit është sot një vullnet mbarëpopullor. Një vullnet mbarëpopullor për të ruajtur themelin e demokracisë, votën e lirë dhe të ndershme, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ta harrojnë se do të ketë zgjedhje të diktuara nga banda dhe krimi. Ta harrojë klika në pushtet se do t’i ulë kokën Kelmendit, Malësisë dhe Shqipërisë” u shpreh Basha.

Nga përkujtimorja e Prek Calit, Lulzim Basha përsëriti thirrjen për protestë.

“Duke nisur me bashkimin e madh popullor me 18 shkurt, bashkë kundër tiranisë, varfërisë, padrejtësisë dhe ju premtoj, ju jap fjalën që këtu nga ky vend ku jemi sot për të kujtuar sakrificën sublime për liri, do të kthehem jo thjesht për t’u falënderuar ju por për t’iu shlyer borxhin e madh e të pashlyer deri më sot që ju ka historia dhe Shqipëria”, tha Basha.

Etiketa: 18 shkurtkryengritja e KelmenditKryetari i Partisë DemokratikeLulzim BashaPDprotesta

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Vjedhja në Qafë Kashar, Neim Avdulaj në gjykatë nën masa të rrepta sigurie (Foto)

Vjedhja në Qafë Kashar, Neim Avdulaj në gjykatë nën masa të rrepta sigurie (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com