Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se LSI është në qeveri si pjesë e suksesit edhe dështimit të saj.
Në Konventën që LSI po mban në Pallatin e Kongreseve Kryemadhi gjithashtu tha që “… Jemi në qeveri kemi edhe ne fajet tona. Një njeri që nuk pranon gabimet, do bëjë sërish. Shumë thonë, LSI një parti klienteliste. Disa thonë që LSI shkon pas pushtetit”, tha Kryemadhi.
Më tej ajo rikonfirmojë qëndrimin e saj se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë fituese në zgjedhjet e 18 qershorit.