Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi: Jam skeptik për reformën në drejtësi
Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës Gentian Trenova është një nga 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë i sapozgjedhur, i pari institucion i ngrirur rishtas si pjesë e paketës së reformës në drejtësi. I ftuar ekskluziv në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë një group juristësh dhe profesorë të jurisprudencës, ai komentoi të gjitha zhvillimet e fundit në drejtësi por edhe përplasjen mes prokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. I diplomuar dhe në magjistraturë, me rezultate të shkëlqyera, studiues dhe autor i shumë librave në fushën e jurisprudencës për më tepër i cilësuar si një një jurist me integritet, Trenova deklaron se kryeprokurori Lalla ka zbatuar ligjin dhe nuk ka bërë asnjë gabim me dërgimin e tre emrave për anëtarë të KED sepse sipas tij vetëm tre prokurorë i plotësonin kriteret.
I pyteur për historinë e vizave të refuzuara nga ambasada për një grup gjykatësish dhe prokurorësh ai u përgjigj: Nëse jep apo jo vizë dikujt këtë e di ambasada amerikane dhe askush nuk mund të kërkojë, insitojë dhe ta komentojë këtë. Por unë dua të them personalisht nuk kam kërkuar vizë dhe dhe nuk më është refuzar viza. Por nëse një ditë do ndodhte kjo nuk do më krijonte asnjë shqetësim. “Nuk do ishte hata nëse ske marrë vizë amerikane”, tha Trenova. Ndërkohë Trenova është I pari prokuror që shfaq hapur rezervat për reformën në Drejtësi. “Kam pretendimet e mia lidhur me këtë reformë dhe jam shumë skeptik me të”, tha Trenova për dje për gazetarin Qafoku.
Thëmbra e Akilit, roli i ri kryeprokurorit të përgjithshëm, për Treniva ka një problem themelor në këtë drejtim sepse nga një kryeprokuror me fuqi dhe pushtet të madh kalojmë në një stad tjetër me një kryeprokuror pa pushtet dhe një prokuror të thjeshtë të pushtetshëm, I cili nuk do ketë mbështetje dhe mbrojtje për ushtrimin e detyrës. “Atëherë si mund të kemi efikasitet me një prokruor të tillë kur nuk e kishim këtë me një kryeprokuror të fuqishëm”? Trenova e cilësoi pikërisht këtë një gabim të kësaj reforme. Sipas tij, prokurori duhet të krijojë besim në vetvete dhe më pas të publiku. Nga ana tjetër Trenova komentoi edhe perceptimin e besimit për prokurorët dhe gjykatësit. Sipas tij, është krijuar perceptimi se gjykatësit dhe prokurorët në këtë vend nuk bëjnë. Por sipas meje personat e zgjedhur në poste të rëndësishme në institucionet e politikë janë të papërshtatshëm dhe të gjithë kërkojnë drejtësi te të tjerët. Sipas Trenovës në fakt vetë populli nuk e ushtron si duhet të drejtën e tij.