Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama, është takuar me homologun e tij, Isa Mustafa, me të cilin ka diskutuar për disa prej çështjeve më të ndjeshme.
Në komunikatën për shtyp u raportua se Mustafa dhe Rama kanë folur për situatën rajonale si dhe mundësinë për të shtuar bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.
Në qëndrimin e tij në Prishtinë, Rama u takua edhe me Kryetarin e Bashkisë, Shpend Ahmetin, me të cilin ka ndarë pikëpamjet mbi çështjet rajonale, por edhe për rritje të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës.
Rama u takua edhe me Kryetarin e Bashkisë, Shpend Ahmetin, me të cilin ka ndarë pikëpamjet mbi çështjet rajonale, por edhe për rritje të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës.