I arrestuari për trafik droge ish punonjës policie
Detaje të reja kanë dalë lidhur me kokainën e zbuluar në kryeqytet. Bëhet me dije se i arrestuari Gjergji Gjinaj 49 vjeç, ka qenë polic patrulle në policinë e Laçit. Këtë detyrë ai e ka mbajtur deri në momentin që u kap duke trafikuar lëndë narkotike.
53- vjeçari Ismail Alushi, i cili njihej si furnizuesi me lëndë narkotike dhe kreu i grupit, rezulton i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh. Alushi njihej edhe me pseudonimin “Beb”.
Prangosja e tyre u bë mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në Rrugën “Vllaznit Huta”.
Policia pikasi automjetin tip “Fiat 500”, të drejtuar nga Gjergji Gjinaj dhe rreth 10 metra më larg u konstatua i parkuar automjeti tip Audi, i drejtuar nga Kurti, i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë.