himara.gr merr në mbrojtje kreun e PBDNJ-së dhe pasqyron deklaratën e kreut të PDIU-së për komisionin hetimor për krimet ndaj Çamërisë.
Një fotografi interesante e kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi me kryeministrin Edi Rama, më pas një video e Idrizit, kur thotë se nuk do të ketë tërheqje deri në zbardhjen e tragjedisë ndaj Çamërisë, përmes komisionit hetimor parlamentar. Është ky artikulli i portalit shovinist grek, himara.gr, i cili e cilëson provokim deklaratën e kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi. Është fjala për deklaratën e Idrizit lidhur me vendosmërinë e PDIU-së, për ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e genocidit grek ndaj Çamërisë. Në artikull evidentohet fakti që parlamenti nuk e miratoi ngritjen e komisionit të posaçëm, ndërkohë që theksohet se Idrizi e cilëson Evangjelos Dulen zëdhënës të Greqisë.
Gazeta e cilëson si kërcënim të Idrizit ndaj Dules këtë etiketim, ndërsa artikulli thekson që Idrizi duket i vendosur për ta ngritur komisionin hetimor për krimet e grekëve ndaj popullsisë së Çamërisë. Media greke i cilëson provokuese deklaratat e Idrizit, duke theksuar se Dule është i vetmi që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri.
http://www.himara.gr/epikairotita/6048-alvania-o-idrizi-apeilei-ton-doule