Një grua 67- vjeçe është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Elbasanit në rrugën “5 maji”. Raportohet se plagosja ka ndodhur gjatë një konflikti mes dy personave, ku gruaja ka hyrë për t’i ndarë.
Nuk dihet ende, nëse gruaja kishte lidhje me personat, të cilët po konfliktoheshin. Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.