Dy persona janë gjetur të varur në Tiranë, ditën e djeshme, në tarracën e një pallati, është gjetur i vetëvarur, një 47- vjeçar A.H., banues në Tiranë.
Bëhet me dije se viktima është gjetur i pajetë nga familjarët ndërsa dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar depresive.
Ndërsa rasti i dytë po ditën e djeshme, është gjetur i vetëvarur në një punishte, shtetasi me inicialet M.B., vjeç 40, banues në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 40- vjeçarin drejt fundit fatal, ndërkohë që policia vijon hetimet lidhur me të dyja rastet.