Në aktivitetin e 25-vjetorit të krijimit të FRESSH-it, në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të mos jenë indiferentë ndaj politikës, por të përfshihen masivisht në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë për të gjithë.
“Sa më pak njerëzit të merren me politikën, aq më shumë janë të detyruar të paguajnë kostot e politikës, që vetëm përmes pjesëmarrjes mund të përmirësojë vendimmarrjen e vet. Të gjithë duhet të japin kontribut qytetar që politika të bëhet më e mirë. Pjesëmarrja në votim ia vlen sepse jo të gjithë janë njësoj”, tha Rama.
“Nëse vota nuk do të kishte shkuar për Partinë Socialiste, do të vazhdonte përvëlimi i një gjenerate të tërë për shkak të mungesës së reformës në arsim; shumë familje nuk do të kishin marrë legalizimin e banesave; shqiptarët do të paguanin më shumë taksa sot… Pra, si qenkan të gjithë njësoj? Politika është fuqi që mund të bëjë keq, por edhe mirë. Që të bëjë mirë, duhet që sa më shumë njerëz të merren me të dhe sa më shumë njerëz të votojnë Partinë Socialiste”, theksoi Rama.