Kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, deputeti socialist Fatmir Xhafaj, raportoi në grupin parlamentar të PS-së për reformën në drejtësi, problematikën në marrëdhëniet me opozitën por edhe me aleatët.
Për pjesën e parë, Xhafaj ka bërë një përmbledhje se deri në çfarë faze ndodhet Reforma në Drejtësi. Duke paralajmëruar se rekomandimet e Komisionit të Venecias për këtë reformë mbërrijnë në 20 shkurt. “Eshtë emergjente nevoja për të reformuar sistemin e drejtësisë . Drejtësia po përballet me korrupsion në nivele të larta. Presim rekomandimet paraprake të Venecia pas 20 shkurtit”, ka thënë Xhafaj në grup parlamentar. Ndërsa Rama ka kërkuar nga Xhafa që e kjo reformë të miratohet me doemos brenda muajit mars.