Mëngjesin e ditës së sotmë një person i paidentifikuar ka hapur zjarr me një armë automatike kallashnikov, kundër forcave të policisë që ruanin godinën e partisë opozitare Greke PASOK .
Bëhet me dije se personi i armatosur ka qëlluar tre herë me kallashnikov, duke plagosur një polic, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Harilao Trikupi” në lagjen “Eksarqia” të Athinës.
Sipas policisë vendase ky është një akt terrorist dhe se dyshohet se atentatorët janë të një organizate terroriste vendase.
Forca të shumta policie kanë mbërritur ne vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorëve.