Një 28-vjeçare ka humbur jetën mesnatën e djeshme në Tiranë si pasojë e njëi e përplasjes së dy automjeteve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, në kryqëzimin e Laprakës
Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Ervin Bixhi, i cili, duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit automjetin tip “Jeep” në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur edhe shtetësja me iniciale F. F., 25 vjeç, e cila bashkë me viktimën ishin pasagjere në automjetin e Ervin Bixhit.