Nga Ed Stourton/BBC News
Papa Gjon Pali II ishte një nga figurat më me ndikim të shekullit të 20, i nderuar nga miliona njerëz dhe u shpall shenjt në një kohë rekord, vetëm nëntë vjet pasi vdiq. BBC ka parë letrat që ai shkroi për një grua të martuar, filozofia polake Anna-Teresa Tymieniecka. Këto letra besohet se hedhin dritë mbi jetën e tij emocionale.
Anna-Teresa Tymieniecka duket se ka mbajtur gjithçka në lidhje me miqësinë e saj 32-vjeçare me Shën Palin. Pas vdekjes së saj, një sasi e madhe e fotografive është gjetur në mes të dokumenteve të saj. Ne jemi mësuar të shohim Gjon Palin me veshje formale papnore në mes të madhështisë së Vatikanit, por këtu ai është në shpatet e skive ose i veshur me pantallona të shkurtra në anën e një liqeni ku është ndërtuar një kamp.
Edhe më interesant është arkivi i letrave që Anna-Teresa Tymieniecka i ka shitur Bibliotekës Kombëtare të Polonisë në vitin 2008. Këto janë mbajtur larg nga sytë e njerëzve derisa ata iu treguan BBC-së.
Kur të dy u takuan në vitin 1973, Kardinali Karol Vojtila -ai atëherë ishte Kryepeshkopi i Krakov dhe Anna-Teresa Tymieniecka, e lindur në Poloni kishte duruar përvojën e pushtimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës ajo u largua për të studiuar jashtë vendit dhe eventualisht për të ndjekur një karrierë akademike si një filozofe në Shtetet e Bashkuara, ku ajo u martua dhe kishte tre fëmijë.
Opinioni është në dijeni që për katër vjet Kardinali Vojtila dhe Anna-Teresa Tymieniecka kanë bashkëpunuar në një version anglisht të një libri mbi filozofinë që ai shkroi, duke mësuar në Universitetin e Lublinit.
Në vitin 2008, letrat janë blerë nga Biblioteka Kombëtare e Polonisë për atë që është menduar të jetë një shumë me shtatë shifra. Zakonisht kur një bibliotekë blen një arkiv të rëndësishëm në lidhje me një shifër prej shtatë shifrash pritet një festë dhe letrat do të viheshin në ekran dhe në dispozicion të studiuesve. Por këto janë mbajtur larg nga publiku.
Në Poloninë e 1970-ës çdo marrëdhënie mes një kleriku dhe një gruaje ishte e rrezikshme. Regjimi komunist në Varshavë konsideronte Kishën Katolike si armike, dhe policinë sekrete i vrojtonte udhëheqësit e saj vazhdimisht. Dr Marek Lasota, i cili ka qenë duke studiuar fotografi të epokës komuniste në Institutin e Kujtesës Kombëtare në Krakov, thotë se kjo polici sekrete kishte një interes të madh veçanërisht ndaj Kardinalit Vojtila. “Ata instaluan regjistrues në banesën e tij dhe telefoni i tij përgjohej,” thotë ai. “Çdo letër hapej dhe kontrollohej, qoftë private apo zyrtare”, thekson ai.
Pra, çdo shenjë e çdo lloj afrimiteti mund të gjendej në letrat e dërguara jo nga Krakovi, por nga Roma, ku Kardinali Vojtila shpenzoi më shumë se një muaj duke marrë pjesë në një takim të peshkopëve katolikë në vjeshtën e vitit 1974. Ai mori disa nga letrat e saj me vete dhe ai mund tu jetë përgjigjur atyre “pa përdorur postën”, dhe besohet se ato janë “aq kuptimplota dhe thellësisht personale, edhe nëse ato janë të shkruara në “kodin e filozofisë”.
Kah fundi i letrës ai shton se “ka çështje të cilat janë shumë të vështira për mua për të shkruar rreth tyre.”
“Unë kam parë vetëm një anë të korrespondencës – letrat e tij dëerguar asaj – dhe kjo është, sigurisht, ndonjëherë e pamundur të kuptojmë se çfarë i referohet Kardinali. Por unë kam bërë disa hetime të tjera gazetareske, dhe besoj që në një fazë të hershme të marrëdhënieve të tyre, ndoshta në verën e vitit 1975, AnnaTeresa Tymieniecka i ka thënë Karol Vojtilas se ajo kishte rënë në dashuri me të”./ bbc/27.al/