Reagon Rama nga Fieri: Qentë le të lehin karvani ecën përpara
Deputeti socialist Ben Blushi, tha sot në Elbasan se po manipulohen zgjedhjet për delegatët e Kongresit. Blushi tha se delegatët nuk janë përzgjedhur nga vetë anëtarësia”. Akuzat e Blushit janë kundërshtuar nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili në përballje me Blushin, i është drejtuar duke thënë se nuk mund të shajë partinë pasi për dy vjet nuk ka shkelur në PS-në e Elbasanit ku është zgjedhur deputet. Në debat e sipër, Blushi ka deklaruar se kreu i këshillit të qarkut në 2013, i cili sipas tij ka kontribuar për Berishën është në listën e delegatëve të Kongresit. Deputetit Blushi i ka kthyer përgjigje deputeti Taulant Balla. “ Ke dy vjet pa ardhur në parti.” “ Blushi të mos bëj shfaqje, si deputet të vijë të dëgjojë qytetarët. Nuk mund të kërkojë të jetë kryetar kur e shan partinë”, ka thënë Balla. Debati është zhvilluar sot kur PS e Elbasanit po zgjedh delegatët e saj për në kongresin e partisë që do të zhvillohet në mars.
Ndërkohë Rama ndodhej në Fier atje ku po zhvillohen zgjedhjet për delegatët e kongresit socialist. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale i është përgjigjur edhe Blushit. “Qentë le të lehin karvani ecën përpara”, shkruan kryetari i PS-së në një postim në facebook, duke thksuar edhe mirënjohjen për socilaistët që sipas tij po votojnë në 4 qarqet pavarësisht shiut.