Një person është lënduar si dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale nga shpërthimi i një bombole gazi në Shkodër.
Shpërthimi ka ndodhur paraditen e sotme në katin e pestë të një banese në lagjen “Ndoc Mazi”.
Forcat zjarrëfikëse kanë lokalizuar dhe ndërhyrë menjëherë në shuarjen e flakëve.