Është mbledhur sërisht sot Komisioni Hetimor për skandalin e përgjimeve lidhur me paisjen ‘Imsi Catcher’.
Në cilësinë e dëshmitarit ditën e sotme ishte zëvendës drejtori i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.
Edhe ai, si Ministri i Brendshëm dje, dha të njejtat përgjigje duke thënë se të gjitha sqarimet i kam dhënë në Prokurori dhe nuk më lejon ligji që të flas.
Edhe pse është pyetur disa herë nga Kryetari i Komisionit Hetimor Flamur Noka, lidhur me përgjimet zoti Çipa i ka përsëritur poërgjigjen se për këtë çështje ka folur në Prokurori.
Pjesë nga debati në Komisionin Hetimor:
Noka: Zoti zv/drejtori i Policisë, a përbën krim futja e një pajisje përgjimi nga Policia?
Çipa: Më lejoni të sqaroj pozicionin tim se nuk jam zv/drejtor i Policisë së Shtetit
Noka: Ok për pozicionin se në kohën time i kemi pasur ndryshe…
Çipa: Prokuroria ka hetuar mbi këtë çështje dhe gjithçka e kam deklaruar aty.
Noka: Nuk ju kam pyetur nëse ka hapur prokuroria çështje penale. Jeni në dijeni që futja në territorin e Republikës në mënyrë të paligjshme përbën krim dhe dënohet. Kjo nuk ka të bëjë me hetimin.
Çipa: Prokuroria është marrë me këtë cështje.
Noka: Unë nuk po ju them në përgjithësi nëse jeni informuar si titullar që futja e çdo lloj pajisje përgjimi në mënyrë të paligjshme pa lejen e Prokurorit të Përgjithshëm përbën vepër penale dhe dënohet nga ligjet e vendit tonë? Ju në cilësinë e titullarit të policisë duhet të jeni në dijeni, a jeni në dijeni?
Çipa: Z. Kryetar unë i njoh detyrat e mia funksionale por sa i përket rrethanave i kam deklaruar në rrethin e Prokurorisë Tiranë dhe,
Noka: Jeni duke i bërë bisht pyetjes.
Çipa: Prokuroria ka regjistruar një procedim dhe ajo duhet të vërtetojë nëse ka pasur një pajisje të paligjshme.
Noka: Prokuroria do hetojë ngjarjen dhe jo ligjin. Tani pa firmën e Prokurorit është futur një pajisje e paligjshme në territorin e Shqipërisë? A jeni në dijeni apo jo
Çipa: Unë jam thirrur në prokurori dhe jam shprehur