Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin për ligjin e Vettingut, duke nënvizuar se ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është i rëndësishëm.
Në qëndrimin e tij Komisioni i Venecias ka shprehur vlerësim pozitiv për këtë ligj.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dërgoi në Komisionin e Venecias ligjin e Vettingut për të kërkuar oipinionin e saj disa ditë më parë.
Ky ligj ishte ankimuar edhe më herët nga Partia Demokratike.