Dhjetor 1944/ Çlirimi i Çamërisë, Koçi Xoxe dhe pabesia komuniste ndaj popullsisë çame – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhjetor 1944/ Çlirimi i Çamërisë, Koçi Xoxe dhe pabesia komuniste ndaj popullsisë çame

09:27 | 10/12/2016
në Uncategorized
0

Beteja e fundit e triumfit mbi forcat e Napoleon Zervës, delegacioni grek në Jug të vendit dhe katër pikat që ndalën kthimin e popullsisë çame në trojet e veta.

Këtë dhjetor mbushen 72 vjet prej ditës së çlirimit të Çamërisë nga forcat naziste dhe ato të Napoleon Zervës. Më 31 dhjetor të vitit 1944, Komanda e Përgjithshme e LANÇ mori lajmin se atë ditë ishte çliruar Çamëria nga forcat e Napoleon Zervës. Letra ishte nisur nga komanda e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Jug të vendit, dërguar Komandës së Përgjithshme në Tiranë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ka detaje të orëve të fundit të luftës mes forcave të rezistencës greke kundër nazistëve dhe Zervës, si dhe pjesmarrjen e forcave të popullsisë çame në këtë betejë. Dokumenti vërteton që popullsia çame ishte rreshtuar përkrah forcave të ELAS dhe ELAM-it, në luftë kundër nazistëve.

Pak ditë më pas, në janar 1945, një marrëveshje mes komunistëve shqiptarë të sapoardhur në pushtet, me qeverinë e atëhershme greke, i mbyllën rrugën popullsisë çame për t’u kthyer në trojet e veta në Çamëri. Janë katër arsye të paraqitura nga delegacioni grek që kishte mbërritur në Shqipëri, pikërisht për këtë çështje që ndalën përfundimisht  rrugën e popullsisë çame drejt shtëpive të tyre.

Marrëveshja

Ka një marrëveshje të Këshillit Nacional-Çlirimtar Shqiptar me homologët e tyre në Greqi për të penguar kthimin e çamëve në trojet e tyre në Çamëri. Një letër që i dërgon zyrtarisht Mihal Bisha, Koçi Xoxes në 29 janar 1945, flet për detajet e kësaj marrëveshje. Janë disa arsyetime që lidhen me situatën në Greqi, sidomos në Çamëri,  të cilat janë përdorur si justifikim për të ndalur kthimin e çamëve në tokat e tyre pas luftës, megjithëse forcat zerviste kishin nisur të zbrapseshin nga Çamëria. Ja cilat janë këto pretendimet që ndalojnë çamët të kthehen në shtëpi:

1- Gjendja politike jo e qartë, mund të krijojë një përpjekje përsëri në seksion.

2 – Shtëpitë janë djegur.

3 – Gjendja ekonomike e keqe.

4 – Opinioni i popullit s’e pret mirë akoma riardhmëninë e çamëve.

Janë këto arsyetimet që kishte paraqitur delegacioni grek, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të bërë një marrëveshje për të mos kthyer çamët në Çamëri.

Është një raport i gjatë, i cili përcjell situatën në Greqi dhe në Shqipëri, raportet mes këtyre vendeve, por edhe me Serbinë e Bullgarinë. Në dokumentin e marrë nga Arkiva e Shtetit  bie në sy parulla e përdorur: “Rroftë vëllazërimi i popullit grek, shqiptar, serb, bullgar!”.

Dokumenti, i cili i drejtohet Koçi Xoxes asokohe ministër i Brendshëm, sqaron detajet e kësaj marrëveshje për të ndalur popullsinë çame të kthehet në trojet e veta në Çamëri.

Nr. 25 29.I.45

KOÇI XOXE

Dje, erdhi këtu një i dërguar i Komitetit Qarkor të Epirit. Gjendjen në Greqi e paraqiti të turbullt. Forca zerviste ndodhen akoma nëpër Korfuz. Çamërija është zonë operacioni. Biseduam për çështjen e çamërve, ata e paraqisin të zorshme kthimin e çamërve në tokat e tyre. Për këtë arësye: 1) Gjendja politike jo e qartë, mund të krijojë një përpjekje përsëri në seksion. 2) Shtëpitë janë djegur. 3) Gjendja ekonomike e keqe. 4) Opinioni i popullit s’e pret mirë akoma riardhmëninë e çamërve. Për këtë ato propozuan që çamërit të kthehen pak nga pak. Të instalohen në zonën e pestë të Kallamatës. Nga ana tjetër pyetën e mendonin e për çështjen e çamërve, mbasi i skjaruam përfunduam që dhe sikur ne të duam t’i kthejmë çamërit të gjithë për një herë s’ka mundësi, mbasi ata janë instaluar në Fier, Lushnje e gjetkë. Përsa i përket se ku do të instalohen kjo është punë që ju përket atyre. Sot erdhën tre vetë grekë, të dërguar po nga Komiteti Qarkor i Epirit. Dhe këta e paraqitën gjendjen jo të qartë, dhe për këtë janë të mendimit të mos urdhërohet kthimi i çamërve. Këta kërkuan të ndihmohen nga neve ekonomikisht. Që të tre këta që erdhën sot duan që të vijnë aty dhe të takohen me juve. Reaksioni në vënde që ka zaptuar po bën mobilizim të gjërë. Këto ushtrojnë edhe terrorin. Të gjitha këto lënë të dyshohet për një përpjekje të re në Greqi. Si rrjedhim dhe në Çamëri. Prandaj për të mos shkakëtuar përsëri një shpërngulje të çamërve shokët grekë janë të mendimit për të mos rrjeshtohen, po të lihet kufiri i lirë për t’u ardhur në ndihmë ekonomikisht. Na njoftoni mundësisht më shpejtë. Si t’u përgjigjemi, mbasi ato po presin këtu. Bashkë me ta ka ardhur edhe Kasipi.

MIHAL BISHA

Etiketa: CameriaELAS ELAMKoci Xoxekomunistet shqiptareNapolon Zervapopullsia came

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mediat gjermane: Grekët janë përtacë, hileqarë, gënjeshtarë dhe mjeshtra te korrupsionit

Mediat gjermane: Grekët janë përtacë, hileqarë, gënjeshtarë dhe mjeshtra te korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com