“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për të mbështetur Shqipërinë që ajo të ndërmarrë reformat e nevojshme për të arritur aspiratat e saj euroatlantike. Përgëzoj përpjekjet tuaja për të aderuar në Bashkimin Evropian dhe të shohë përpara për progresin e vazhdueshëm në rrugën drejt integrimit të plotë euro-atlantik”.
Kështu thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, i cili uron Sqipërinë me rastin e 28 nëntorit, 104-vjetorit të pavarësisë.
Në mesazhin dërguar në emër të Presidentit Barack Obama dhe popullit amerikan, sekretari Kerry shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në Luftën Kundër ISIS-it, për Operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in.
“Ne vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuaj të fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan të shtetit.