Uashington 31 Mars 1947/ Departamenti i Shtetit refuzon zgjedhjen e Napoleon Zervës ministër në qeverinë greke. Angazhohet ambasadori amerikan në Greqi, Lincoln MacVeagh, të përcjellë protestën amerikane kundër gjeneralit që kishte bashkëpunuar me nazistët.
Të gjitha qeveritë greke, diplomacia greke dje dhe sot kanë mbrojtur dhe mbrojnë tezën absurde se popullsia çame ishte bashkëpunëtore e nazi-fashistëve dhe u larguan me ta në Shqipëri në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Është teza që zë fill, në kohën kur Napoleon Zerva e përdori si arsye për të kryer genocidin ndaj popullsisë çame dhe për ti përzënë ata nga trojet e tyre në Çamëri. Por, dokumentet historike argumentojnë të kundërtën. Janë dokumente të arkivuara në arkivat zyrtare në SHBA, Britani, Francë, madje edhe në Greqi.
Nëse ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka kuriozitet të njohë çështjen në origjinën e saj, le të shohë këto arkiva, bashkë me mediat e kohës në Greqi, SHBA, Britani, Francë e Gjermani. Atje do të gjejë të vërtetën, sipas të cilës Napoleon Zerva ishte bashkëpunëtor i nazistëve gjermanë e jo popullsia çame. E ka deklaruar këtë një general ameriakn me origjinë greke, në senatin amerikan, në kohën kur qeveria greke e vitit 1947 kishte planifikuar të kishte ministër të saj për punërt publike, Napolon Zervën.
E ka deklaruar këtë një gjeneral amerikan me origjinë greke, në Senatin amerikan, në kohën kur qeveria greke e vitit 1947 kishte planifikuar të kishte ministër të saj për Punët Publike, Napoleon Zervën.
Në vitin 1947 Departamenti i Amerikan i Shtetit shfaqi hapur pakënaqësinë ndaj kanditaturës së Zervës për Ministër të Punëve Publike, duke e akuzuar atë hapur si bashkëpunëtor të gjermanëve. Ky qëndrim parimor i Departamentit të Shtetit ishte aq i vendosur, sa shkonte deri të kërcënonte udhëheqësit grekë që në rast të kundërt do të tërhiqte misionin ushtarak. New Jork Times, i ka kushtuar disa artikuj këtij debati mes Greqisë dhe SHBA-së për gjeneralin grek, i cili kishte bashkëpunuar me nazistët.
Ambasadori amerikan në Athinë, Lincoln MacVeagh i deklaroi hapur Zervës se si shtypi dhe politika në SHBA në shumicë ka opinion që ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste, të cilat janë në kundërshtim me idealet e demokracisë amerikane. Kështu, atij iu bë e qartë se nuk merrte besimin si anëtar i ndonjë qeverie që propozohej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA.
Përveç SHBA-së, vende të tjera si Franca dhe Anglia, të cilat ishin vende mike të Greqisë refuzuan kategorikisht të pranonin emërimin e Zervës si ministër i Punëve Publike.
Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvaras më 31 Mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist i tipit të Mihaloviçit të Jugosllavisë.
Kouvaras i paraqiti Senatit një deklaratë shumë kompromentuese, e cila provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një Memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të XXII të ushtrisë gjermane.
Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumenta diplomatike angleze të kohës, të cilat nuk mund të dyshohen për ndonjë tendecë anti-greke, por përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre dhe në radhë të parë ndaj forcave të së djathtës që ishin pikë mbështetëse e tyre.
Genocidin zervist për spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague, ish-kryetar i misionit anglez në Greqi i cili thotë se: “Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944. Dëbimi u bë me gjakderdhje të mëdha. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë së padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet.”