Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në veri të vendit mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:08.
Nga të dhënat e para sizmiologjike bëhet e ditur se tërmeti ishte me magnitudë 4.4 ballë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km në verilindje të Rrëshenit. Forca e tërmetit më së shumti është ndjerë në Rrëshen dhe qytetin e Lezhës.
Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëmë materiale.