Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar menjëherë pas akuzave të mediave greke se pas PDIU-së në Shqipëri fshihet Erdogan. Braçe shprehet i bundur se kjo nuk është e bazuar në asnjë provë, përpos fjalëve që thotë deputeti Sali Berisha. Deputeti socialist është shprehur se një vend i Bashkimit Europian nuk duhet të vijojë të mendojë kështu.
Reagimi i plotë i Braçes:
“Po lexoj se grekët mendojnë që, pas PDIU qëndron Erdogan!!
Janë të bindur, por nuk kanë asnjë provë, vetëm ç’thotë Sali Berisha.
Pyetjen e kam unë;
Po pas PBDNJ, kush qëndron, Tsipras?
Po si ka mundësi që një vend i Bashkimit Europian të vijojë të mendojë kështu?
Shikoni, marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë të rëndësishme, jemi fqinjë të mirë mendoj unë dhe, duhet të dialogojmë, diskutojmë, bashkëpunojmë, si partner të barabartë e serioze ama, në Europë, këtë të këitj shekulli.”